Ndërlidhjet

Mbi 100 të arrestuar në Londër


Policia britanike ka arrestuar mbi 100 persona, pas një fundjave trazirash dhe plaçkitjesh në Londër.

Autoritetet e rendit thanë se grupet e të rinjve kanë plaçkitur dyqane në disa pjesë të kryeqytetit, ndërsa kanë sulmuar policët dhe u kanë vënë zjarrin automjeteve.

Rreth 35 zyrtarë policorë kanë marrë lëndime.

Dhuna ka shpërthyer në Totenham - një zonë e përzier etnikisht në veri të Londrës - pas vrasjes së një 29-vjeçari në një shkëmbim zjarri me policinë.

Përleshjet janë përhapur më pas në shumë zona të kryeqytetit.
XS
SM
MD
LG