Ndërlidhjet

logo-print

Ndërron jetë Hari Holkeri


Ish-kryeministri finlandez, Hari Holkeri, i cila ka drejtuar administratën e OKB-së në Kosovë dhe ka ndërmjetësuar bisedimet e paqes në Irlandën e Veriut në fund të viteve 1990, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Holkeri ka shërbyer si kryeministër në periudhën 1987-1991, ndërsa ka qenë anëtar i bordit të Bankës së Finlandës nga viti 1978 deri më 1997.

Në vitin 2000, Holkeri ishte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Tre vjet më vonë ai u emërua përfaqësues i posaçëm i OKB-së për Kosovën. Holkeri dha dorëheqje më pak se një vit më vonë për shkak të sëmundjes.
XS
SM
MD
LG