Ndërlidhjet

Medvedev vlerëson ushtrinë në përvjetorin e luftës me Gjeorgjinë


Presidenti rus, Dimitri Medvedev, ka shënuar përvjetorin e tretë të luftës ruso-gjeorgjiane, duke vizituar një njësi ushtarake që ka marrë pjesë në konflikt.

Ai i ka vlerësuar lart trupat për, siç ka thënë, "ndalimin e agresorit" në luftën e gushtit, 2008.

Konflikti shpërtheu kur trupat gjeorgjiane u përpoqën pa sukses të rimarrin kontrollin mbi rajonin separatist të Osetisë Jugore. Rusia dërgoi trupa, të cilat mposhtën shpejt ushtarët gjeorgjianë.

Që atëherë, Rusia ka përforcuar praninë e saj ushtarake në Osetinë e Jugut dhe në rajonin tjetër separatist të Gjeorgjisë - Abkhazinë. Moska ka njohur dy rajonet në fjalë si shtete të pavarura.

Në anën tjetër, presidenti gjeorgjian, Mikhail Sakashvili, ka hedhur lule pranë memorialit të viktimave të luftës në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG