Ndërlidhjet

Ban viziton Fukushimën


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka qëndruar në Fukushima të Japonisë, për të takuar zyrtarët publikë dhe të evakuuarit nga zonat përreth centralit të dëmtuar.

Ban është njëri nga zyrtarët më të lartë të huaj që po viziton nga afër uzinën bërthamore, të dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit.

Gjatë ditës, ai pritet të takojë kryeministrin kinez, Naoto Kan, dhe ministrin e Jashtëm, Takeaki Matsumoto.

Ban ka thirrur një samit për sigurinë bërthamore në muajin shtator, ku pritet të përsërisë thirrjet e tij për standarde më të ashpra bërthamore sesa në Japoni.
XS
SM
MD
LG