Ndërlidhjet

Edhe Kuvajti tërheq ambasadorin nga Siria


Kuvajti do të tërheqë ambasadorin nga Siria, ndërsa forcat siriane të sigurisë kanë vazhduar goditjen e tyre të përgjakshme ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Ministria e Jashtme e Kuvajtit tha se “askush nuk mund të pranojë gjakderdhjen në Siri”.

Të dielën, edhe Arabia Saudite paralajmëroi tërheqjen e ambasadorit nga shteti sirian, duke denoncuar regjimin për përdorimin e forcës kundër protestuesve që duan largimin e presidentit Bashar al-Asad.

Në një deklaratë të tranmestuar në gjithë botën arabe, Mbreti Abdullah tha se “dhuna është e papranueshme”.

Aktivistët thonë se mbi 1,700 persona kanë humbur jetën që nga shpërthimi i trazirave në muajin mars.

Asadi ka fajësuar “bandat e armatosura që kanë sjellë qindra-mijëra njerëz në rrugë”.
XS
SM
MD
LG