Ndërlidhjet

KFOR: Askush nuk ka kërkuar falje te Pantiqi


Zëdhënësi i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter, ashpër e ka hedhur poshtë një raport, në të cilin theksohej se një këshilltar politik i komandantit të KFOR-it, ka kërkuar falje për deklarata të dyshuara te zoti Kërstmir Pantiq, ka njoftuar KFOR-i.

Mëtutje në njoftim thuhet se “nuk është e vërtetë se këshilltari politik i gjeneralit Byler ose ndonjë person tjetër i autorizuar, ka kërkuar falje te zoti Pantiq”.

“Kjo është thjesht e shpikur”, thotë KFOR-i.

Në deklaratën e KFOR-it theksohet se nuk ka arsye për kërkim falje te zoti Pantiq, ose te ndonjë person tjetër në palën e Serbisë apo të Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it është i paanshëm dhe gjithnjë ka vepruar sipas detyrës së tij për krijimin e ambientit të sigurt dhe të qetë dhe për liri të lëvizjes, çdokund dhe për gjithë popullin e Kosovës”, thekson deklarata.

Më herët gjatë ditës, mediat serbe kanë raportuar se personi Kërstmir Pantiq ka deklaruar se sot në mëngjes e ka thirrë këshilltari i KFOR-it, i cili në emër të komandantit Erhard Byler, i ka kërkuar falje atij dhe popullit serb për të gjitha ato që kanë ndodhur ditëve të mëparshme.
XS
SM
MD
LG