Ndërlidhjet

NATO: Trupat që u vranë ishin në kërkim të liderit taliban


NATO-ja ka thënë sot se 30 ushtarët e Shteteve të Bashkuara dhe 7 ushtarët afganë, që u vranë nga rrëzimi i helikopterit në pjesën lindore të Afganistanit, ishin në një mision, që e kishte në shënjestër një lider taliban.

Mëtutje, në njoftimin e aleancës, thuhet se helikopteri ishte i involvuar në kërkimin për liderin taliban, që ishte përgjegjës për operacione kryengritëse në Luginën Tangi të provincës Vardak.

Në njoftim theksohet se kryengritësit me një predhë raketore e kanë goditur helikopterin, që raportohej se i transportonte trupat amerikane dhe afgane në terren, ku zhvillohej luftë ndërmjet forcave të koalicionit dhe kryengritësve.
XS
SM
MD
LG