Ndërlidhjet

Turqi: Fletarreste për shtatë gjeneralë dhe admiralë


Mediat turke raportojnë se një gjykatë ka lëshuar fletarreste për shtatë gjeneralë dhe admiralë aktivë, në pritje të procesit gjyqësor lidhur me dyshime për komplot për ta përmbysur qeverinë me origjinë islamiste.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme se oficerët janë arrestuar.

Këta ushtarakë ishin në mesin e 22 personave të akuzuar, muajin e kaluar, për përpjekje për përmbysjen e qeverisë, që udhëhiqet nga Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, që kishte dalur nga një lëvizje islamike e ndaluar.

Qindra oficerë ushtarakë tashmë janë në burg ose kundër tyre po zhvillohen procese gjyqësore për dyshime për grushtshtet.

Muajin e kaluar, katër komandantë të lartë të ushtrisë së Turqisë, dhanë dorëheqje në shenjë proteste kundër burgosjes ose gjykimit të oficerëve ushtarakë.
XS
SM
MD
LG