Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Xhon Toshak trajner i ri i seleksionit futbollistik


Ish futbollisti i Liverpulit dhe trajner veteran, Xhon Toshak, 62 vjeçar, është trajner i ri i seleksionit futbollistik të Maqedonisë, ka njoftuar sot kryetari i Federatës së Futbollit të këtij vendi, Hari Haxhi-Ristevski.

“Zoti Toshak ka shprehur dëshirë të madhe për ta udhëhequr kombëtaren tonë”, tha ai dhe shtoi se “ai do ta udhëheq seleksionin në ciklin e ardhshëm kualifikues për Kupën Botërore në Brazil” në vitin 2014.

Trajneri i mëprashëm, Mirsad Jonuz, ishte shkarkuar në muajin qershor, pas rezultateve të dobëta në kualifikimet për Kampionatin Evropian, që mbahet në vitin 2012.

Maqedonia është në Grupin B kualifikues për këtë kampionat dhe aktualisht është e pesta me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshje.
XS
SM
MD
LG