Ndërlidhjet

Kroaci: Me operacionin Stuhia u mund agresioni i Millosheviqit


Qeveria e Kroacisë ka theksuar sot se “operacioni çlirimtar Stuhia ishte aksion legjitim dhe i drejtë”.

“Zyra e kryeministres e Republikës së Kroacisë përsëri thekson se operacioni çlirimtar Stuhia, ishte aksion legjitim dhe i drejtë, me të cilën është mundur politike agresore e Sllbodan Millosheviqit”, thuhet në njoftimin e qeverisë kroate.

Mëtutje, theksohet se “përkundër asaj se me Stuhinë janë çliruar territoret e okupuara në Republikën e Kroacisë, fitorja ndaj tiranisë, ua ka hapur rrugën edhe fqinjëve tanë për demokraci”.

Qeveria e Kroacisë thotë se edhe mëtutje do të angazhohet për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, të bazuara në parimet e lirisë dhe të demokracisë, por edhe të “refuzimit të secilës formë të rehabilitimit ose të relativizimit të politikës agresore të Millosheviqit”.

Këto komente u bënë, pasi dje, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, në mënyrën më të ashpër e ka dënuar deklaratën e kryeministres, Jadranka Kosor, me rastin e shënimit të operacionit Stuhia, me ç’rast ajo i ka përshëndetur gjeneralët Ante Gotovina dhe Mlladen Markaç, që janë të dënuar nga Gjykata e Hagës.
XS
SM
MD
LG