Ndërlidhjet

Obama: Problemet ekonomike të SHBA janë të zgjidhshme


Presidenti amerikan, Barak Obama, sot e ka mbrojtur aftësinë kreditore të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se problemet ekonomike amerikane janë të “zgjidhshme”.

Duke u shprehur për degradimin që i ka bërë agjencia Standard&Poor’s, nga “AAA” në “AA”, ai theksoi se Shteteve të Bashkuara nuk i nevojitet që agjencia e rejtingut t’i tregoj se sistemi politik ka probleme në fuksionim.

Obama tha se SHBA-të gjithnjë kanë qenë dhe do të jenë “AAA” vend, por vullneti politik është i nevojshëm për zgjidhjen e problemeve të ekonomisë.

Ai këto komente i bëri sot në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG