Ndërlidhjet

Obama zotohet për më shumë punë në Afganistan


Presidenti Barak Obama ka premtuar se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë më shumë në misionin e saj në Afganistan, pas vdekjes së 30 trupave amerikane, nga rrëzimi i një helikopteri, shumica nga ta pjesë e elitës së marinës.

Në një fjalim të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se ai është i bindur se trupat amerikane "do të vazhdojnë punën e madhe të tranzicionit për një qeveri më të fortë afgane dhe do të sigurohen që Afganistani, nuk është një strehë e sigurt për terroristët", ka thënë Obama.

Përveç 30 amerikanëve, të cilët humbën jetën, në bordin e helikopterit, kanë qenë edhe shtatë komando afganë dhe një përkthyes.
XS
SM
MD
LG