Ndërlidhjet

SHBA, bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të Bialackit


Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Ales Bialackit, një person i shquar për të drejtat e njeriut që është ndaluar nën akuzat për evazion fiskal në Bjellorusi.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner, tha se arrestimi i Bialackit duhet të jetë fundit, në serinë e shkeljeve të të drejtave nga qeveria e presidentit Aleksandër Lukashenko.

Zëdhënësi amerikan tha se arrestimi shënon atë që ai e quajti "një shenjë tjetër fatkeqe e izolimit të vetë Bjellorusisë dhe shkelje e standardeve ndërkombëtare për të drejtat, demokracinë dhe sundimit të ligjit".

Grupi i të drejtave të njeriut “Viasna”, e ka denoncuar arrestimin si politik.

Ky grup thotë se ai u arrestua të enjten e kaluar, pasi policia kontrolloi banesën, shtëpinë si dhe zyrën e organizatës.

Grupi “Viasna” ka qenë aktiv në raportimin për masat e ashpra të policisë në protestat paqësore anti-qeveritare në Bjellorusi.

Edhe OSBE-ja, ka shprehur shqetësimet në lidhje me arrestimin e Bialackit.
XS
SM
MD
LG