Ndërlidhjet

Trazira në Londër


Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në Londër...
Zjarrfikësit duke shuar zjarrin në Londër...
Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka bërë thirrje për mbajtjen e bisedimeve urgjente mbi krizën, pas tre ditësh me trazira, plaçkitje dhe zjarrvënie, që përfshinë shumë qendra tregtare në disa pjesë të Londrës.

Trazirat që udhëhiqen nga njerëz të maskuar janë shpërndarë edhe jashtë Londrës natën e së hënës, duke përfshirë këtu edhe Birmingamin, Liverpulin dhe Bristolin.

Forcat e rendit në rrugët e kryeqytetit britanik tani numërojnë 6,000 pjesëtarë, të cilët kanë marrë një vendim të rrallë, atë për zbarkimin e automjeteve të blinduara në disa pjesë të qytetit.

Restorantet dhe dyqanet e ndryshme, nga frika e plaçkitjeve, kanë përfunduar më herët punën e tyre gjatë natës së mbrëmshme.

Ajo çfarë ne duhet të sigurojmë është që policia të ketë resurset që i duhen për të qenë në gjendje të mirret me këtë çështje.
Ministrja e brendshme britanike, Tereza Mej, ka thënë se policia ka arrestuar rreth 450 persona në Londër, në dy ditët e fundit.

Zonja Mej është përballur me kriticizëm sot, pas planeve për të shkurtuar pagat e policisë dhe për të zvogëluar numrin e forcave të rendit në rrugët e Londrës.

Duke folur për rrjetin televiziv Sky News, zonja Mej u përpoq të mbrohej nga kritikat.

"Ajo çfarë ne duhet të sigurojmë është që policia të ketë resurset që i duhen për të qenë në gjendje të mirret me këtë çështje. Kjo është ajo që më duhet të të flas me ta më vonë – të siguroj që të kenë atë për çfarë kanë nevojë për të kryer punën që e bëjnë dhe që duhet ta bëjnë”, ka thënë zonja Mej.

Ajo gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e zbarkimit të ushtrisë.

"Trazirat që jemi duke i parë janë të atij niveli, të cilin nuk e kemi parë për shumë e shumë vite në këtë vend. Kam qenë e qartë kur kam thënë se modeli britanik të policisë është e një mirëkuptimi të ndërsjellë. Patrullimi nëpër rrugët tona në Londër dhe qytetet tjera si Birmingam apo Liverpul bëhet me pajtim të plotë. Policia punon bashkërisht me komunitetet lokale”, ka thënë zonja Mej.

Ushtruesi i detyrës së shefit të policisë në Londër, Tim Goduin, ndërkohë u ka bërë thirrje komuniteteve të punojnë me policinë, ndërkaq ka ftuar prindërit që të mbajnë fëmijët e tyre larg rrugëve në orët e natës.

Ndonëse autoritetet duken jo të gatshme të imponojnë orën policore në orët e natës, në lagjet më të trazuara, Goduin gjithashtu bëri thirrje që qytetarët t’u shmangen rrugëve në kohën e trazirave, në mënyrë që të krijohet hapësirë për policinë të ndjek plaçkitësit dhe zjarrvënësit.

Ka shumë spektatorë të cilët pengojnë operacionet e policisë në parandalimin e plaçkitjeve kriminale.
"Ka shumë spektatorë të cilët pengojnë operacionet e policisë në parandalimin e plaçkitjeve kriminale. Po kërkoj nga këto komunitete, që të fillojnë të spastrojnë rrugët për t’ua mundësuar pjesëtarëve të mi të policisë që të merren me kriminalitetin”, ka thënë shefi i policisë.

E gjithë kjo valë e dhunës shpërtheu të shtunën në mbrëmje, në lagjen Totenhem në veri të Londrës, gjatë një proteste të qytetarëve të zemëruar ndaj vrasjes së 29 vjeçarit Mark Dugan nga ana e policisë.

Babai i katër fëmijëve, vrasja e Duganit vazhdon të mbetet e paqartë në kuptimin e rrethanave.

Me përhapjen e trazirave megjithatë, disa kanë ngritur edhe shqetësimin se tensionet sociale janë në rritje në Britani, pas vendimit të qeverisë për të shkurtuar shpenzimet publike për 130 miliardë dollarë amerikanë, në përpjekje për të zvogëluar deficitin e madh buxhetor. (a.v.)

Trazira në Londër
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:26 0:00
XS
SM
MD
LG