Ndërlidhjet

Serbët e veriut vendosin për heqjen ose jo të barrikadave


Përfaqësuesit serbë të katër komunave veriore me shumicë serbe, pritet të takohen sot në mesditë dhe të vendosin për heqjen ose jo të barrikadave të vendosura pas aksionit të Policisë së Kosovës për të shtrirë kontrollin në pikat kufitare 1 dhe 31.

Siç njoftojnë mediat serbe, takimi pritet të mbahet në komunën e Leposaviqit.

Përfaqësues të serbëve lokalë kanë thënë po ashtu se në takim veç tjerash do të shqyrtohet edhe situata e sigurisë në veri, por edhe detyrimet që dalin nga pajtueshmëria e arritur me KFOR-in.
XS
SM
MD
LG