Ndërlidhjet

SHBA përsërit thirrjen për lirimin e Timoshenkos


Shtetet e Bashkuara u kanë bërë përsëri thirrje autoriteteve të Ukrainës që të rishikojnë arrestimin e ish-kryeministres Julia Timoshenko dhe që të shqyrtojnë lirimin e menjëhershëm të saj nga burgu.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner tha se arrestimi i Timoshenkos
"ngre çështjen e aplikimit të sundimit të ligjit në Ukrainë dhe vazhdon t’i kontribuojë persekutimeve që duken të jenë të motivuara politikisht në Ukrainë”.

Deklarata nga SHBA-të erdhi pasi një gjykatës refuzoi të hënën që ta lirojë Timoshenkon nga paraburgimit.

Timoshenko është dërguar në paraburgim të premten për shkak të mospërfilljes së gjykatës dhe për shkak të refuzimit të saj që të bashkëpunojë me gjykatësin, duke e denoncuar atë si “kukull” të presidentit Janukoviq.

Ish-kryeministrja e Ukrainës akuzohet për keqpërdorim të pushtetit, në lidhje me një kontratë që ajo ka nënshkruar me kryeministrin rus, Vladimir Putin, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG