Ndërlidhjet

Stefanoviq: Serbët në veri do marrin vendimin e duhur


Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borisllav Stefanoviq pret që serbët e veriut, të marrin vendimin e duhur në takimin që zhvillojnë sot, takim ky që pason pajtueshmërinë e arritur mes KFOR-it, Prishtinës e Beogradit.

“Unë shpresoj se ata do të marrin vendimin e duhur që i përgjigjet edhe interesit të shtetit edhe të qytetarëve. Është me rëndësi që të përmendet se nuk ekziston ndonjë afat për heqjen e barrikadave, nuk është urdhëruar të ndodhë kjo në ndonjë datë specifike. Për këtë arsye duhet shkuar hap pas hapi”, tha Stefanoviq.

Stefanoviq së bashku me ministrin serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, kanë negociuar me komandantin e KFOR-it Erhard Byler heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët lokalë pas 25 korrikut, përkatësisht, pas ndërhyrjes së policisë kosovare për kthimin e kontrollit në pikat 1 dhe 31.

Stefanoviq ka thënë se serbëve lokalë u është vënë “barrë e rëndë”, dhe sipas tij është “gabim që takimi i sotëm i tyre, po vlerësohet si Dita D”.
XS
SM
MD
LG