Ndërlidhjet

Kamerun premton vendosjen e rendit


Kryeministri britanik Dejvid Kamerun tha se qeveria e tij do të bëjë gjithçka është e mundur që të kthejë rendin, pas dhunës më të keqe në rrugë që Britania nuk kishte parë në dekada.

“Ky është thjesht kriminalitet i pastër dhe ai duhet të luftohet dhe të mundet”, ka thënë Kamerun.

Kamerun ka udhëhequr një takim të komitetit qeveritar, pas tri netësh të trazirave, plaçkitjeve, zjarrvënieve që shkaktuan kaos në Londër, e që u përhapën edhe në Birmingem, Bristol dhe Liverpul.

Duke folur pas takimit të sotëm, ai tha se forcat e policisë do të rriten nga 6 mijë deri në 16 mijë në Londër, dhe se ai do të thërrasë takim të parlamentit të enjten, për të diskutuar trazirat.

Kamerun u zotua gjithashtu se të gjithë ata që janë përgjegjës për plaçkitjet dhe djegie do të dalin para drejtësisë.

Zyrtarët kanë thënë se më shumë se 450 persona janë arrestuar në Londër vetëm gjatë tre netëve të fundit.
XS
SM
MD
LG