Ndërlidhjet

Turqia i bën presion Sirisë


Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, ka bërë presion ndaj Sirisë për të ndaluar goditjen e saj vdekjeprurëse ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Davutogllu është takuar me presidentin sirian, Bashar al-Asad, në kryeqytetin Damask, por detaje të tjera të takimit nuk janë dhënë ende.

Aktivistët dhe grupet e të drejtave thonë se mbi 1,700 njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i protestave kundër Asadit, në mes të muajit mars.

Më herët, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se Turqia ka “humbur durimin ndaj dhunës”.

Turqia dhe Siria janë partnerë tregtarë dhe ndajnë një kufi prej 850 kilometrash të gjatë.

Raportet e sotme flasin për të pakëtn 5 civilë të vrarë nga forcat e sigurisë në qytetin Hama.

Të hënën, Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahreini i janë bashkuar dënimit ndërkombëtar të dhunës dhe kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Siria.

XS
SM
MD
LG