Ndërlidhjet

Ndërpritet seanca për heqjen e barrikadave


Përfaqësues të serbëve të katër komunave veriore të Kosovës kanë ndërprerë seancën e përbashkët, e cila nisi në Leposaviq, rreth orës 13.

Sipas tyre, “nuk ka pasur kushte formale ligjore” për mbajtjen e saj, meqenëse nuk kanë marrë pjesë në të përfaqësues të Zubin Potokut.

Takimi i komunave veriore për të diskutuar situatën në veri dhe pajtueshmërinë mes KFOR-it dhe qeverisë serbe është ndërprerë 10 minuta pas fillimit.

Në seancë siç qe njoftuar, së pari është dashur që të flitej për heqjen e barrikadave, e cila është edhe pika e parë e pajtueshmërisë së arritur mes KFOR-it, Prishtinës dhe Beogradit.

Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, ka vlerësuar si “mesazh të keq” ndërprerjen e takimit.

“Ajo që ka ndodhur sot në Leposaviq u dërgon mesazh të keq qytetarëve, para se gjithash, atyre të veriut të Kosovës dhe me ketë edhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Ajo për çka jemi angazhuar- gjatë gjithë këtyre ditëve, për një unitet të domosdoshëm, mendoj se sot është shkelur”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.
XS
SM
MD
LG