Ndërlidhjet

Emërime të reja në Policinë e Kosovës


Në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thuhet se ministri Bajram Rexhepi, ka marrë sot vendim për emërimin e Riza Shillovës, si ushtrues detyre të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Operativë.

Në njoftim thuhet po ashtu se Shefqet Beqaj, është emëruar ushtrues detyre i ndihmësdrejtorit të Policisë së Kosovës për Operativë.

Këto emërime, vijnë dy javë pasi që kryeministri Hashim Thaçi shkarkoi drejtorin e Policisë së Kosovës, Reshat Maliqin. Ushtrues detyre i drejtorit të Policisë është emëruar në ndërkohë, Shpend Maxhunaj.
XS
SM
MD
LG