Ndërlidhjet

logo-print

Londra rrit sigurinë, 16 mijë policë në rrugë


Rreth 16 mijë policë do të vendosen në rrugët e Londrës - gati tre herë më shumë se dje - përderisa qyteti pritet të përballet me trazira të reja.

Plaçkitjet, djegiet dhe dhuna kanë provokuar kaos në Londër, ndërsa janë përhapur edhe në qytete të tjera të Britanisë - Birmingham, Bristol, Liverpul dhe Notingham.

Bëhet e ditur se një person që është qëlluar gjatë trazirave të hënën, ka ndërruar jetë sot.

Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, i cili ka ndërprerë pushimet, ka paralajmëruar protestuesit se do të dënohen.

"Kam një mesazh shumë të qartë për ata njerëz që janë përgjegjës për këtë shkelje dhe kriminalitet: Ju do të ndjeni forcën e plotë të ligjit. Dhe, nëse jeni mjaft të rritur për t'i kryer këto krime, ju jeni mjaft të rritur për t'u përballur me dënimet", ka thënë Kameron.

Ai ka bërë të ditur se do të kërkojë nga parlamenti të mblidhet të enjten për të diskutuar rreth krizës.

Zyrtarët thonë se më shumë se 450 persona janë arrestuar në Londër vetëm gjatë tre netëve të fundit.
XS
SM
MD
LG