Ndërlidhjet

Ivanoviq: Serbët e Kosovës pësojnë nga mospajtimi me Beogradin


Sekretari Shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka shprehur keqardhje për ndërprerjen e seancës për heqjen e barrikadave në veri.

"Serbët e Kosovës, për shkak të mospajtimeve me Beogradin, mund të bëhen shënjestër e ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve të Kosovës", ka thënë Ivanoviq.

Sipas të njëjtit, "është keq që seanca e sotme në Leposaviq - në të cilën do të duhej të flitej për marrëveshjen që ka arritur Qeveria e Serbisë me KFOR-in - është përdorur për grindje ndërpartiake".

Sipas përfaqësuesve të serbëve të katër komunave veriore të Kosovës, nuk ka pasur kushte formale ligjore për mbajtjen e seancës, meqë në të nuk kanë marrë pjesë përfaqësues të Zubin Potokut.
XS
SM
MD
LG