Ndërlidhjet

logo-print

Rusi, 11 viktima nga rrëzimi i aeroplanit


Një aeroplan mallrash është rrëzuar në rajonin Kolima të Rusisë, duke vrarë të 11 personat e pranishëm në bord.

Autoritetet ruse thanë se pilotët kanë raportuar për zjarr në njërin nga katër motorët e aeroplanit.

Ai ishte gati për të bërë ulje emergjente, kur është zhdukur nga ekranet e radarëve.

Aeroplani po transportonte 16 tonelata produkte ushqimore.
XS
SM
MD
LG