Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Siri, 30 të vrarë


Forcat siriane të sigurisë raportohet të kenë vrarë të paktën 30 njerëz në një qytet pranë kufirit turk.

Aktivistët dhe dëshmitarët thonë se shumica e vrasjeve kanë ndodhur kur tanket dhe automjetet e blinduara pushutuan fshatrat në veri të Hamas. Katër persona janë raportuar të vrarë në Binish - rreth 30 kilometra nga kufiri me Turqinë.

Dhuna e fundit vjen në kohën kur ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutogllu, po viziton Sirinë.

Kryediplomati turk ka mbajtur rreth gjashtë orë bisedime me zyrtarët sirianë - përfshirë dy orë diskutime me presidentin Bashar al-Asad, të cilit i ka kërkuar të ndalojë shtypjen e përgjakshme.

Agjencia zyrtare e lajmeve Sana citon Asadin t'i ketë thënë Davutogllut se "nuk do të zbutet në ndjekjen e grupeve terroriste".
XS
SM
MD
LG