Ndërlidhjet

Moska: Prishtina të mos nënshtrojë "rajonet serbe"


Moska i ka bërë thirrje OKB-së, NATO-s dhe Bashkimit Evropian të mos lejojnë Prishtinën "që t'i nënshtrojë me dhunë rajonet serbe të Kosovës".

"U bëjmë thirrje OKB-së, NATO-s dhe BE-së, të cilat janë të pranishme në Kosovë, të tregojnë përgjegjësi maksimale, në mënyrë që të mos lejojnë një skenar të tillë", thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksander Llukasheviq.

Duke folur për planin e arritur më 5 gusht, Llukasheviq tha se kjo ishte një "marrëveshje e dhunshme".

Në deklaratën e tij thuhet se "qëllimi i marrëveshjes është për të reduktuar tensionin, porse Moska është e bindur që marrëveshja e tillë së pari duhet t'iu përgjigjet njerëzve të rajonit".

Ai tha se Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në përputhje me Rezolutën 1244, duhet gjithmonë të kontrollojë gjendjen në Kosovë.
XS
SM
MD
LG