Ndërlidhjet

Vestervelle: S'ka negociata për ndryshim të kufijve


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se Gjermania nuk do të negociojë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Ai i bëri këto komente në Podgoricë, pas takimit me kryeministrin malazez, Igor Llukshiq.

"Rruga në Bashkimin Evropian shkon përmes demokracisë, reformave, bashkëpunimit dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve. Në këtë kontekst, kemi besim të plotë në qasjen konstruktive të Malit të Zi ndaj Kosovës. Ka vetëm një mënyrë për t'i zgjidhur konfliktet dhe ajo është dialogu", ka thënë Vestervelle.

Ai ka vënë në dukje se "integriteti territorial i vendeve të rajonit është diçka për të cilën Gjermania nuk do të negociojë."

Kryeministri malazez tha se Podgorica "ka pasur gjithmonë qëndrim të përgjegjshëm ndaj Kosovës" dhe se "të njëjtin mban edhe pas krizës në veri".

Me vizitën në Podgoricë, Vestervelle ka nisur turnuen në rajon që përfshin dhe Kroacinë e Kosovën.
XS
SM
MD
LG