Ndërlidhjet

Kanë vazhduar trazirat gjatë natës në Londër


Trazirat në disa qytete angleze kanë vazhduar edhe në natën e katërt.

Raportohet se dhuna më e madhe gjatë natës ka ndodhur në Mançester, qyteti i tretë më i madh në Britani.

Thuhet se bandat e të rinjve kanë plaçkitur dyqane, janë përleshur me policinë dhe kanë vënë zjarre.

Një zyrtar i lartë i policisë së Mançesterit, tha se grabitjet dhe zjarrvëniet kishin ndodhur në një shkallë të paparë.

Ai i ka denoncuar protestuesit, duke thënë se dhuna e tyre duket të jetë e motivuar kryesisht nga kriminelët e thjeshtë.

Trazira janë raportuar gjithashtu mbrëmë edhe në Liverpul, Uest Bromviç, Notingem e vende të tjera.

Një raport i agjencisë së lajmeve Associated Press, thotë se policia në gjithë Britaninë ka bërë më shumë se 1.100 arrestime, që nga vala e dhunës e cila ka nisur të shtunën.
XS
SM
MD
LG