Ndërlidhjet

logo-print

Njëzet militantë të dyshuar vriten në Pakistan


Nga një sulm raketor amerikan në Pakistan, raportohet të jenë vrarë të paktën 20 militantë të dyshuar.

Siç raportohet, sulmi ka ndodhur në rajonin e Vaziristanit, në afërsi të kufirit afgan.

Zyrtarët e sigurisë thanë se dy raketa të teledirigjuara, kanë goditur një kompleks pranë Miranshahut, qytet kryesor në rrethin fisnor në veriperëndim të Pakistanit.

Raportet e agjencive të lajmeve thotë se militantët besohet se i takonin rrjetit Hakani, një rrjet kryengritës i lidhur me talibanët dhe Al Kaidën.

Zyrtarët amerikanë këtë sulm e kanë quajtur si eliminim të strehimit të militantëve në rajonin kyç për krijimin e stabilitetit dhe rënies së dhunës në Afganistan.
XS
SM
MD
LG