Ndërlidhjet

Situatë e qetë në veri të Kosovës


Autoritetet e rendit në Mitrovicë, thonë se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe nën kontroll të forcave të sigurisë, por siç kanë thënë ata me tensione.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti tha për Radion Evropa e Lirë, se situata është e qetë.

Ai ka thënë po ashtu se nuk është raportuar për ndonjë incident edhe pse rrugët që çojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare, vazhdojnë të jënë të bllokuara.

Hoti, ka deklaruar po ashtu se KFOR-i, vazhdon të qëndrojë në vendkalimin kufitar në Jarinë dhe Bërnjak dhe ka shtuar se doganierë kosovarë, nuk ka në asnjërën nga vendkalimet kufitare në kufi me Serbinë.
XS
SM
MD
LG