Ndërlidhjet

Përfaqësues nga Brazili, India e Afrika e Jugut vizitojnë Sirinë


Përfaqësues nga Brazili, India dhe Afrika e Jugut, pritet të takohen sot me zyrtarët sirianë në Damask për të bërë më shumë presion mbi regjimin e këtij vendi në mënyrë që të ndalohet shtypja e përgjakshme në protestat anti-qeveritare.

Takimi i përfaqësuesve të këtyre tri vendeve pason vizitën e së martës në Damask të ministrit të jashtëm të Turqisë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu, i cili u takua me presidentin sirian Bashar al-Assad, u ka thënë gazetarëve se Turqia kërkon ndërprerjen e sulmeve vdekjeprurëse ndaj civilëve sirianë.

Ndërsa, agjencia shtetërore siriane e lajmeve, tha se Assad i ka thenë ministrit turk se qeveria e tij, do të vazhdojë të ndjekë “grupet terroriste", të cilat i fajëson për trazirat.
XS
SM
MD
LG