Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Obama nderon ushtarët e vrarë


Trupat e pajetë të 30 ushtarëve të SHBA-së dhe tetë afganëve të cilët humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Afganistan, kanë arritur në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Barak Obama mori pjesë në një ceremoni private në nderimin e viktimave.

Zyrtarët thanë se Obama është takuar me familjarët e viktimave dhe u ka shprehur ngushëllimet e tij.

Autoritetet thonë se nga personat e vrarë, dy amerikanë dhe afganë, janë ende të paidentifikuar.

Tridhjetë trupat amerikane, duke përfshirë më shumë se 20 nga forcat speciale amerikane - shtatë komando afganë dhe një përkthyes, u vranë të shtunën, kur helikopteri amerikan u rrëzua nga një mortajë dore e hedhur nga militantët talebanë në provincen Vardak.
XS
SM
MD
LG