Ndërlidhjet

Zgjerohet dhuna në Siri


Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se trupat sirianë janë duke u zgjeruar me ofensivën e tyre ushtarake për të shtypur protestuesit anti-qeveritarë, pasi që është rritur edhe presioni ndërkombëtar mbi presidentin Bashar al-Asad për t'i dhënë fund dhunës vdekjeprurëse.

Organizatat siriane për të drejtat e njeriut, thonë se sot janë sulmuar qytetet Taftanaz dhe Sermin, që janë në afërsi të kufirit turk.

Agjencia e lajmeve Associated Press, njoftoi se një dëshmitar ka thënë se trupat sirianë kanë marrë kontrollin në qytetin lindor Deir el-Zour, i cili ka qenë nën sulmin e forcave qeveritare për katër ditë me radhë.

Grupet e të drejtave të njeriut, thonë se më shumë se 1,700 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG