Ndërlidhjet

Timoshenko sërish në gjykatë


Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko është kthyer sot në gjykatë për t’u përballur me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ajo është arrestuar të premten pasi që kritikoi procesin e saj gjyqësor si një përpjekje për të ndaluar atë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Sot, ajo tha se prokurorët e rastit të saj duhet të japin dorëheqje.

Andrij Shkil, një ligjvënës nga partia e saj, kritikoi procesin gjyqësor, duke e quajtur atë të motivuar politikisht.

“Ne po përballemi me çështjen e zgjedhjes- a do të mbijetojë apo jo demokracia? Nuk do të mund të imagjinojmë se si mund të ndalohet ose ngadalësohet demokracia, por e vërteta është se frenimi i proceseve demokratike në Ukrainë ka nisur me arrestimin e lideres së opozitës”, ka thënë Shkil.

Katër ish shtetet e bllokut sovjetik- Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia- kanë dënuar burgosjen e Timoshenkos.

Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi lirimin e menjëhershëm të Timoshenkos.

Diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Britania kanë marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore.
XS
SM
MD
LG