Ndërlidhjet

SHBA: Talibanët që e rrëzuan helikopterin – janë vrarë


Komandanti i forcave të Shtetevev të Bashkuara në Afganistan, Xhon Allen, tha sot se kryengritësit talibanë, që e qëlluan dhe e rrëzuan helikopterin ushtarak amerikan, duke vrarë 30 ushtarë, janë ndjekur dhe vrarë nga forcat aleate.

Gjenerali Allen u tha reporterëve në Pentagon se “përafërsisht në mesnatë të 8 gushtit, forcat e koalicionit i kanë vrarë kryengritësit talibanë, përgjegjës për këtë sulm”.

Në një kumtesë të ndarë, Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF) e udhëhequr nga NATO-ja, tha se sulmi e “ka vrarë liderin taliban Mullah Mohibullah dhe kryengritësin, i cili ka shtënë më 6 gusht gjatë rrëzimit”.

Tridhjetë trupa amerikane, përfshirë më tepër se 20 pjesëtarë të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, shtatë komando afganë dhe një përkthyes afgan, janë vrarë të shtunën, kur helikopteri i tyre ishte qëlluar dhe rrëzuar në provincën Vardak.

Ky ishte incidenti më vdekjeprurës për ushtrinë amerikane, në afro 10 vjet të involvimit në Luftën në Afganistan.
XS
SM
MD
LG