Veprimtarët për të drejat e njeriut thonë se trupat e Sirisë e kanë zgjeruar ofensivën e tyre ushtarake për t’i thyer protestuesit anti-qeveri, derisa presioni ndërkombëtar ndaj presidentit BashaR al-Asad, për ta ndalur dhunën, po shtohet.
Grupi Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se trupat sot i kanë shkatërruar dy qytete, Taftanaz dhe Sermin, afër kufirit me Turqinë. Dëshmitarët, poashtu, thanë se forcat e sigurisë kanë vrarë së paku 11 protestues në qytetin qendror Homs.
Një grup me seli në Londër, tha se eksplodimet dhe të shtënat me armë të rënda janë raportuar edhe në qytetin lindor, Deir el-Zour, që ishte nën sulm nga forcat qeveritare për katër ditë.
Megjithatë, tanket dhe forcat e Sirisë sot janë tërhequr nga qyteti Hama, që ishte bazë e protestave kundër regjimit të presidentit Asad.
Kjo tërheqje është konfirmuar nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili e ka dërguar ambasadorin e tij në Hama, për ta parë tërheqjen.
Erdogan tha në Ankara se tërheqja e tankeve të Sirisë nga qyteti qendror Hama, tregon se përpjekjet diplomatike të Turqisë ishin efektive.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më se 1700 vetë janë vrarë prej muajit mars, kur filluan protestat kundër regjimit të Asadit.