Ndërlidhjet

Kinë: Aeroplanbartësi i parë kinez në det, reagoi SHBA


Kina ka shpallur se aeroplanbartësi i saj i parë i ka filluar testet e para në det.

Agjencia shtetërore, Ksinhua, raportoi se aeroplanbartësi, me gjatësi 300 metra, ishte larguar nga porti Dalian, në provincën veri-indore Liaoning, dje herët në mëngjes.

Ky bartës është përshkruar si i vjetër, i prodhimit sovjetik i papërfunduar, që Kina e kishte blerë nga Ukraina, para më tepër se një dekdae dhe kishte punuar për finalizimin e tij.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland, tha se “ne do të mirëpresim çfarëdo shpjegimi që Kina do të dëshironte ta jepte për nevojën për këtë lloj të pajisjes”.
XS
SM
MD
LG