Ndërlidhjet

Vestervelle pritet të takohet me Jahjagën, Thaçin dhe Bylerin


Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, sot arrinë në Prishtinë, me ç’rast pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, dhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Byler.

Minsitri Vestervelle është zyrtari i parë i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që e viziton Kosovën, pas trazirave në pjesën veriore.

Gjatë këtij turneu në Ballkan ai tashmë vizitoi Malin e Zi dhe Kroacinë.

Mbrëmë, në Dubrovnik, ai u takua me ministrin e jashtëm të Kroacisë, Goran Jandrokoviq, me ç’rast, e ka shfaqur shpresën se të gjitha vendet e Ballkanit do t’i bashkohen BE-së dhe ka lavdëruar Kroacinë për përpjekjet e saj për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG