Ndërlidhjet

logo-print

Obama shtroi Iftar dhe i përkujtoi viktimat e 11 shtatorit


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shtruar darkën e Iftarit, me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Shtëpinë e Bardhë, ku ishin të ftuar diplomatë, zyrtarë të administratës dhe ligjëvënës amerikanë.

Gjatë kësaj darke, zoti Obama është njohur me të mbijetuarit myslimanë të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në të cilat operativistët e al-Kaidës, i rrëmbyen aeroplanat për t’i sulmuar caqet në Nju Jork dhe Uashington.

Duke pasur parasysh se 10 vjetori i këtyre sulmeve po afrohet, presidenti Obama, tha se tash është kohë e mirë për t’i përkujtuar njerëzit me prejardhje të ndryshme, që ishin në mesin e 3 mijë të vrarëve në sulme, përfshirë edhe amerikanët myslimanë.

“Për një muaj, ne do ta shënojmë 10 vjetorin e këtyre sulmeve të tmerrshme, që sollën aq shumë dhembje në zemrat tona. Do të jetë kohë për t’i nderuar ata që ne i humbëm, familjet që vazhdojnë trashëgiminë e tyre, heronjtë që shpejtuan të ndihmojnë atë ditë dhe të gjithë ata që shërbyen për të na mbajtur të sigurt gjatë kësaj dekade të vështirë. Sonte, ia vlenë të përkujtojmë se ata amerikanë ishin të shumë religjioneve dhe prejardhjeve, përfshirë myslimanët amerikanë, krenar dhe patriotë”, tha Baraka Obama.

Obama, çdo vo vit ka shtruar Iftar, prej se u bë presidenti i Shteteve të Bashkuara. Paraardhësi i tij, Xhorxh Bush, poashtu, shtronte darka Iftari, për çdo vit, gjatë presidencës së tij.
XS
SM
MD
LG