Ndërlidhjet

OKB: Informacione shqetësuese për dhunën në Siri


Diplomatët në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuatra thonë se kanë marrë informacione shqetësuese për vazhdimin e dhunës në Siri.

Mbrëmë vonë, në Këshillin e Sigurmit me dyer të mbylluara, foli ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Oskar Fernandez Taranko.

I dërguari britanik, Filip Parham, tha se informacionet sugjerojnë se afro 2 mijë civilë tashmë janë vrarë në Siri, afro 13 mijë janë arrestuar nga autoritetet, dhjetëra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa mijëra refugjatë sirianë mbeten në Turqi.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Sjuzën Rajs, tha se Uashingtoni tash beson se “Siria do të jetë vend më i mirë” pa presidentin Bashar al-Asad, për të cilin ajo tha se “e ka humbur të gjithë legjitimitetin”.

Por, ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar Xhafari, i ka hedhur poshtë ato që ai i përshkruajti si informamcione të “pavërteta” për situatën, dhe kryengritjen në Siri e krahasoi me trazirat e kësaj jave në Britani.
XS
SM
MD
LG