Ndërlidhjet

I akuzuari për sulmin në Bali, iu dorëzua Indonezisë


Umar Patek, militanti i dyshuar se ka pasur rol kryesor në sulmet me bomba në Bali të Indonezisë, në vitin 2002, nga Pakistani është ekstraduar në Indonezi.

Dyshohet se ai i ka mbledhur bombat për sulme në ishullin Bali, nga të, cilat u vranë 202 vetë, shumica turistë të jashtëm.

Thuhet se Umar Patek është i vetmi i dyshuar kryesor për sulme, që nuk është vrarë ose arrestuar.

Ai u arrestua në muajin janar në Abotabad të Pakistanit, qytet ku lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte vrarë nga komandot ushtarake amerikane, në maj të këtij viti.

Besohet se i dyshuarai Patek është pjesëtar i grupit militant islamik Xhama Islamija, që ishte fajësuar për sulmet në Bali dhe sulmet e tjera me bomba në Indonezi. Ky grup ishte i ndërlidhur me al-Kaidën.

Zyrtarët e Indonezisë thonë se ai është i arrestuar, ndërsa akuzat do të shpallen më vonë.
XS
SM
MD
LG