Ndërlidhjet

Shqetësime për dhunën në Siri


Ushtarët sirianë...

Ushtarët sirianë...

Diplomatët në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara thonë se kanë marrë informacione shqetësuese për vazhdimin e dhunës në Siri.

Mbrëmë vonë, në një takim me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit, foli ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Oskar Fernandez Taranko.

I dërguari britanik, Filip Parham, tha se informacionet sugjerojnë se afro 2 mijë civilë tashmë janë vrarë në Siri, afro 13 mijë janë arrestuar nga autoritetet, dhjetëra mijëra janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa mijëra refugjatë sirianë mbeten në Turqi.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Sjuzën Rajs, tha se Uashingtoni tash beson se “Siria do të jetë vend më i mirë” pa presidentin Bashar al-Asad, për të cilin ajo tha se “e ka humbur tërë legjitimitetin”.

Por, ambasadori i Sirisë në OKB, Bashar Xhafari, i ka hedhur poshtë ato që ai i përshkruajti si informacione të “pavërteta” për situatën, dhe kryengritjen në Siri e krahasoi me trazirat e kësaj jave në Britani. (f.b.)

* Në video incizimin amator, të publikuar nga AP, shihet maja e minaresë së një xhamie, e cila pëson gjatë përleshjeve në qytetin sirian Deir Al-Zor. Agjencia AP citon një dëshmitar të ketë thënë se trupat ushtarake kanë vënë nën kontroll këtë qytet lindor, ndërkohë që kanë zgjeruar ofensivën e tyre kundër luftëtarëve opozitarë.

XS
SM
MD
LG