Ndërlidhjet

Britani: Parlamenti diskuton për trazirat në disa qytete


Parlamenti i Birtanisë sot e mban një seancë speciale për të disktuar për trazirat në disa qytete, me ç’rast ndodhën plaçkitje dhe zjarrvënie.

Kryeministri Dejvid Kamerun, i cili i ftoi ligjvënësit që të kthehen nga pushimet verore, ka premtuar se do të përgjigjet me luftë kundër shkaktarëve të trazirave.

Ai theksoi se policia tash ka mundësi të përdorë topa uji dhe plumba plastik kundër pjesëmarrësve në trazira.

Me mijëra policë nëpër rrugë, raportohet se gjendja në qytetet anleze gjatë natës ishte e qetë.

Gjendje e këtillë ishte edhe në Londër, Mançester dhe Birmingem, ku tre persona aziatë myslimanë ishin vrarë të martën në mbrëmje, kur ata ishin goditur nga makina, që qartazi ishte në përpjekje të ruajtjes së pasurisë.

Policia thotë se ka arrestuar më se një mijë vetë në gjithë vendin, prej të shtunës, kur në Londër shpërthyen protestat për shkak të vrasjes së një të riu nga ana e policisë.
XS
SM
MD
LG