Ndërlidhjet

Izrael: Ndërtohet vendbanimi në Jerusalemin Lindor


Ministri i brendshëm i Izraelit, Eli Jishai, e ka dhënë miratimin final për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja në Jerusalemin Lindor.

Miratimi fillestar ishte dhënë vitin e kaluar, gjatë, vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Xhoe Bajden, me ç’rast u shkaktua një përplasje diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Izraeli e konsideron Jerusalemin Lindor, që është marrë nga Jordania, në vitin 1967, si pjesë “e kryeqytetit të pandarë” të tij, status ky që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Palestinezët e dëshirojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm dhe kanë thënë se nuk do t’i vazhdojnë bisedimet paqësore, nëse Izraeli vazhdon të ndërtoj në këtë territor dhe në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG