Ndërlidhjet

logo-print

Kamerun: Trazirat nuk kanë të bëjnë me politikë ose protesta


Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha sot në Parlament, se qeveria e tij po “vepron me vendosmëri” lidhur me trazirat më të këqia në Britani në historinë aktuale.

Gjatë seancës speciale të Parlamentit, zoti Kamerun ka paraqitur një varg masash për ndaljen e trazirave, vjedhjes dhe zjarrvënies, me të cilat ishin përfshirë qytetet angleze gjatë katër ditëve të kaluara.

Ai theksoi se do ta shqyrtoj dërgimin e armatës në rast të trazirave të ardhshme, për ta ndihmuar policinë.

Sipas kryeministrit Kamerun, qeveria do t’i japë policisë më tepër autoritet dhe do t’i kompensoj njerëzit që i humbën shtëpitë ose bizneset e tyre gjatë trazirave.

Ai tha se të involvuarit në trazira do të sillen para drejtësisë dhe dënohen.

Mëtutje, Kamerun, tha se trazirat nuk kanë të bëjnë asgjë me politikë ose protesta, por ishin të motivuara nga vjedhja.

Më se një mijë njerëz janë arrestuar në Londër dhe në qytete të tjera për shkak të trazirave, që filluan të shtunën, pas protestës për shkak të vrasjes së një të riu nga policia.
XS
SM
MD
LG