Ndërlidhjet

logo-print

Janukoviq: Nuk do të ndërhyjë në rastin Tiimoshenko


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, sot i ka refuzuar thirrjet për të ndërhyrë lidhur me arrestimin e lideres opozitare, Julia Timoshenko, duke thënë se nuk mund të përzihet në punët e gjykatave.

Në një kumtesë, zoti Janukoviq theksoi se “nuk mund dhe nuk do të ndërhyjë në punën e gjakatave”.

Kjo kumtesë u bë në përgjigjje të letrës nga presidenti i Çekisë, Vacllav Kllaus, i cili ka kërkuar nga Janukoviqi siguri se procesi kundër Julia Timoshenkos nuk është i motivuar politikisht.

Ish kryeministrja Timoshenko, që është arrestuar për mospërfillje të gjykatës gjatë procesit kundër saj, lidhur me akuza për keqpërdorim të pozitës, gjithnjë ka thënë se ishte viktimë e hakmarrjes politike, që udhëhiqet nga Janukoviqi.
XS
SM
MD
LG