Ndërlidhjet

Koretë e fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin kufitar


Të dy Koretë, ajo Jugore dhe Veriore, e kanë fajësuar njëra-tjetrën për shtimin e ri të tensioneve përgjatë kufirit të tyre detar në Detin e Verdhë.

Zyrtarët e Koresë Jugore thanë se forcat e Koresë Veriore dje kanë hedhur predha afër kufirit detar dhe se forcat e K. Jugore janë përgjigjur në të njejtën mënyrë.

Por, Koreja Veriore sot e ka hedhur poshtë verzionin e Seulit, duke thënë se eksplodimet nga pala e Phenianit, ishin vetëm shpërthime në një terren ndërtimi.

Koreja Jugore e ka hedhur poshtë këtë verzion të Veriut.

Departameti amerikan i shtetit ka kërkuar nga të dy palët që të lëvizin mëtutje, pasi incidenti tash ka përfunduar dhe ka kërkuar nga Koreja Veriore, e udhëhequr nga komunistët, që të ndërmarrë hapa për vazhdimin e bisedimeve gjashtë palëshe për çarmatimin atomik të saj.
XS
SM
MD
LG