Ndërlidhjet

logo-print

Vestervelle diskuton aktivitetet e BE-së në Kosovë


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka takuar shefin e EULEX-it, Ksavier de Marnak, përfaqësuesin special të BE-së, Fernando Xhentilini, dhe ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian, Khaldoun Sino, për të diskutuar për aktivitetet e BE-së në Kosovë.

Me këtë rast, shefi i EULEX-it tha:

“I jam mirënjohës Ministrit Vestervelle për përkrahjen e tij personale për EULEX-in dhe për punën e këtij misioni për forcimin e sundimit të ligjit në gjithë Kosovën.
Ne e diskutuam punën e EULEX-it pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës. Unë e informova ministrin për punën tonë të përditshme me institucionet e Kosovës për një sistem të drejtësisë në Kosovë, që ndan drejtësi për të gjithë qytetarët në Kosovë.”

Mësohet se ministri Vestervelle ka shprehur mirënjohjen dhe përkrahjen e tij për EULEX-in.
XS
SM
MD
LG