Ndërlidhjet

Serbët kërkojnë mbrojtje nga OKB-ja


Kryetarët e katër komunave serbe në veri të Kosovës i kanë bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, që institucioni që ai udhëheq, t'i mbrojë 10 mijë serbët në veri nga veprimet eventuale të Prishtinës.

Në letrën dërguar zotit Ban dhe përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, ata kanë shprehur shqetësimin se së shpejti "do të vijë deri te përdorimi i dhunës, kur KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës të kryejnë veprime që rrezikojnë stabilitetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve, e ndoshta edhe sigurinë e ushtarëve të KFOR-it dhe të pjesëtarëve të EULEX-it".

Krerët e katër komunave thonë se i frikësohen deklratës së djeshme të komandantit të KFOR-it, Erhard Byler, se në veri të vendit do të vendosen ushtarët e KFOR-it, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

"Kërkojmë nga ju të informoni Këshillin e Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në mënyrë që të ndalohet operacioni që do të kishte pasoja katastrofike", thuhet në letrën dërguar zotit Ban.

E njëjta u është dërguar edhe krerëve të UNMIK-ut, EULEX-it e KFOR-it.
XS
SM
MD
LG