Ndërlidhjet

Lukashenko amniston 9 të dënuar


Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka falur nëntë nga 41 të shpallurit fajtorë për pjesëmarrje në protestat masive të 19 dhjetorit, të cilat pasuan rizgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit.

Emrat e të amnistuarve nuk janë bërë të ditur nga Lukashenko.

Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë raporton se nëntë të liruarit kanë bërë kërkesë për amnisti, duke pranuar se kanë marrë pjesë në demonstrata, por duke u zotuar se nuk do të angazhohen sërish në aktivitete të tilla.

Në mesin e të arrestuarve për shkak të pjesëmarrjes në protesta janë edhe disa politikanë të opozitës.
XS
SM
MD
LG